Zgjedhjet, “plasin” bastet milionere për rezultatin e 28 qershorit
Fiton PD-ja, apo PS-ja? Dilema përfshihet nga ethet e basteve. Fenomeni është përhapur me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë
Shaban Sulçe
E panjohura për rezultatin zgjedhor të 28 qershorit po shoqërohet jo vetëm me debate dhe diskutime, por edhe me vendosjen e basteve milionere. Ashtu siç ndodh për skuadrën fituese të një finaleje futbolli, në Shqipëri kanë filluar të vendosen shuma të mëdha parash, se cila prej partive politike do të fitojë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Fenomeni po përhapet me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qarqe të tjera të vendit, si Durrës, Shkodër, Korçë dhe Elbasan.
Pallati i Kulturës
Para Pallatit të Kulturës, në Tiranë, aty ku njihet si vendi tradicional i vendosjes së basteve, ende nuk ka vërshuar moria e bastexhinjve, të cilët do të luajnë paratë e tyre për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme. Aty na tregojnë se kanë filluar të vihen bastet e para, por pritet që fluksi të shpërthejë gjatë ditës së premte dhe të shtunë, një ditë përpara zhvillimit të votimeve. Si zakonisht, ashtu si dhe për çdo eveniment, pritet që në fundjavë të luhen edhe shuma marramendëse për bastet që kanë të bëjnë me rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri. Sigurisht ky nuk është vendi i vetëm, pasi bastet po vendosen edhe mes miqsh në kryeqytet, por edhe në qytetet e tjera të vendit.
Bastet
Variantet e basteve për procesin zgjedhor janë nga më të shumtat dhe më të ndryshmet. Sigurisht që basti kryesor është se cila prej dy partive të mëdha: Partia Socialiste, apo Partia Demokratike do t’i fitojë zgjedhjet? Sondazhet e publikuara kohët e fundit kanë bërë që Partia Demokratike të kuotohet me një diferencë të vogël ndaj Partisë Socialiste, megjithatë, shumë njerëz vendosin baste edhe për fitoren e sigurt të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 28 qershorit.
Por bastet për përballjen PS-PD nuk janë të vetme. Mësohet gjithashtu se baste janë vendosur edhe për numrin e deputetëve që do të marrë LSI-ja, e cila përcaktohet paraprakisht si forca përcaktuese për qeverinë e ardhshme. Edhe në qytetet e ndryshme të vendit bastet po vendosen për përballjen PS-PD në qarqe dhe se cila forcë politike do të fitojë numrin më të madh të deputetëve në këto qarqe.
Zgjedhjet 2005
Bastet e vendosura për rezultatin e zgjedhjeve të 3 korrikut 2005 sollën polemika të shumta. Në atë kohë, një kompani bastesh sportive përfshiu në skedinën e saj baste që kishin të bënin me përballjet e kandidatëve për deputetë. Bastet organizoheshin në përballje kokë më kokë midis kandidatëve kryesorë, të cilët përballeshin në të 100 zonat zgjedhore, ku ishin përcaktuar gjithashtu edhe koeficientet. Por një fenomen i tillë solli polemika mjaft të ashpra nga shumë institucione, dhe kompania në fjalë u detyrua që të anulonte skedinën e basteve që kishte të bënte me procesin zgjedhor. Megjithatë, bastet me lekë në dorë nuk munguan. Në atë kohë, në Pallatin e Kulturës në Tiranë, në vendin ku qëndronin bastexhinjtë e “thekur” të kryeqytetit, por edhe në qytete të ndryshme të vendit, u vunë në bast shuma milionere për rezultatin e zgjedhjeve të 2005-s.
24 Qershor 2009