E lë e fejuara, vetëvaret 33-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Nuk ka mundur të përballojë me qetësi braktisjen e nga e fejuara dhe ka zgjedhur rrugën më të keqe për t i dhënë fund halleve. Një 33-vjeçar nga qyteti i Shkodrës i ka dhënë fund jetës duke u varur në katin e dytë të shtëpisë së tij. Burime nga policia e qytetit veriperëndimor bëjnë të ditur se një djalë 33-vjeçar u gjet i varur në banesën e tij në qytetin e Shkodrës, ndërsa një letër lamtumire sqaronte dashurinë e refuzuar që e çoi në vetëflijim. Viktima është Astrit Hoxha, lindur e banues në lagjen “Perash” të qytetit Shkodër. Ngjarja ka ndodhur pak kohë pasi viktima kishte mbërritur në vendlindje nga Britania e Madhe ku jetonte si emigrant i rregullt. Sipas të njëjtave burime, mësohet se i ndjeri u gjet në orën 08.45 të ditës së djeshme i varur me një litar në qafë, pranë banesës së tij, pikërisht në shkallët e katit të dytë. Policia e Shkodrës bëri të ditur se nga këqyrja që iu bë vendit të ngjarjes, rezulton se viktima ka tentuar të vetëvaret dhe në kuzhinën e banesës së tij, pasi aty u gjet dhe një litar si dhe llambadari i deformuar. “Nga këqyrja që iu bë kufomës në morgun e Spitalit Rajonal, u konstatua se ka brazda strangulacioni në qafë me litarë dhe asnjë shenjë dhune në trup”, - deklaroi policia. Ndërkohë të afërm të viktimës treguan se i ndjeri kishte jetuar prej shumë vitesh në Angli dhe se së fundi, ai banonte i vetëm në banesën e tij. Në vendngjarje u gjet gjithashtu dhe një letër, në të cilën Astrit Hoxha shprehte dashurinë e tij ndaj ish të-fejuarës, me të cilën ishte ndarë para disa javësh. “Nga hetimet e zhvilluara dhe materialet e mbledhura deri tani në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e Rrethit, është arritur në përfundimin se Astrit Hoxha ka varur veten”, - konkludoi policia.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008