Fier, shpërthen pusi i naftës, banorët në panik
Autori i Lajmit: red.
Një pus nafte shpërtheu mbrëmjen e së enjtes në fshatin Veri të Fierit. Banorët tregojnë se shpërthimi i gazit në pusin e naftës ka qenë shumë i fuqishëm. Burime nga policia bëjnë të ditur se menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe punonjësit e prodhimit të naftës dhe falë ndërhyrjes së tyre është mundur të shmanget një tragjedi te banorët, banesat e të cilëve janë jo më shumë se 300 metra larg pusit të naftës. Banorët tregojnë se shpërthimet e gazit dhe flakët kanë vazhduar për rreth 4 orë dhe është shkaktuar panik. Sipas të njëjtave burime, mësohet se situata është normalizuar vetëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Sipas njoftimeve, në vendngjarje në mëngjes nuk janë ndjerë më shpërthime. Punonjësit e prodhimit të naftës kanë rrëfyer për gazetarin se pusi prej vitesh nuk shfrytëzohej më, pasi nuk kishte më prodhim nafte. Ata shpjegojnë se shpërthimi i gazit mund të ketë ardhur si pasojë e riaktivizimit të shtresave nëntokësore.
Ky lajm është publikuar: 25/10/2008