E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi mbush 51 vjeç, lule nga Berisha dhe artistët

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka mbushur dje 51 vjeç. Kreu i shtetit është uruar nga shumë miq, dashamirës dhe politikanë për pesëdhjetë e një vjetorin, ku më shumë ka spikatur si dhuratë buqeta me lule. Mësohet se kreu i qeverisë Sali Berisha i ka dërguar Presidentit Topi një buqetë me 51 trëndafila të kuq. Më pas ka qenë instituti arsimor "Wilson" në Tiranë, ku nxënësi më i mirë i kësaj shkolle, Julian Lesi, i ka dhuruar Presidentit Topi një buqetë me lule në emër të nxënësve të kryeqytetit. Kreu i shtetit ka marrë një buqetë me lule me rastin e datëlindjes edhe nga një grup artistësh, të cilët kanë uruar Topin në ditën e lindjes së tij. Kreut të shtetit i janë dërguar buqeta me lule dhe dhurata simbolike edhe nga Kryetarja e Kuvendit Topalli, kryetari i LSI-së Meta dhe shumë politikanë, ministra e deputetë, por nuk kanë munguar urimet edhe nga diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në Shqipëri.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›