E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vaslav Havel, inspiruesi im

TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot homazhe në ambasadën çeke në Tiranë për nder të ish-Presidentit Vaclav Havel i cili ndërroi jetë ditën e dielë në moshën 75-vjeçare.

Në një prononcim për mediat, kreu i PS-së vlerësoi makslimalisht rolin e ish-presidentit çek Havel në protestat kundër regjimit komunist në Çekosllovaki. Sipas Ramës, idetë e Havel ishin inspiruese për të personalisht dhe për shqiptarët.
“Është nder për mua të flas për Vaclav Havelin. Ai është një figurë frymëzuese për të protestuar kundër regjimit. Ai ishte inspirues i protestave të rinisë shqiptare ne vitet ’90 me idetë e tij. Ka qënë inspiruesi im në distancë,” ka theksuar Rama

Homazhe për nder të ish-presidentit çek Havel zhvilloi dje dhe Presidenti Bamir Topi si dhe kryeministri i vendit Sali Berisha
Ndërkohë personalitete të larta botërore kanë mbërritur sot në Pragë, për të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-presidentit të ndjerë çek, Vasllav Havel, i cili do të mbahet nesër.
Në mesin e atyre që do të jenë të pranishëm në ceremoni janë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, bashkë me bashkëshortin e saj, Bill Klinton.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›