E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, mesazh Sejdiut për 10-vjetorin e çlirimit

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiut, një mesazh urimi me rastin e 10-vjetorit të çlirimit. Në këtë mesazh, kreu i shtetit shqiptar i përcjell homologut të tij mesazhet për popullin heroik të Kosovës. "Kjo ditë e rëndësishme në historinë e Kosovës, në historinë e gjithë popullit shqiptar, por edhe në atë të rajonit, shënoi kthesën historike të fitores së lirisë ndaj barbarisë dhe diktaturës, dëshmoi pakthyeshmërinë e rrjedhës së mëtejshme të ngjarjeve të rajonit dhe hodhi themelet e shëndosha të pavarësisë së Kosovës, aq shumë të dëshiruar me të drejtë nga populli i saj, e aq shumë të mbështetur nga bota e qytetëruar", thuhet në mesazhin e Presidentit Topi. Sipas tij, Shqipëria, e vendosur në rrugën e saj euroatlantike dhe e sigurt se marrëdhëniet midis dy vendeve tona do të prodhojnë një siguri të pashembullt dhe afatgjatë në rajon, do të kontribuojë në planin dypalësh, shumëpalësh dhe global për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›