Topi në Durrës, bojkotohet nga këshilltarët e djathtë
DURRËS Presidenti i Republikës, Bamir Topi u prit dje në qytetin e Durrësit nga kryetari i Bashkisë, Vangjush Dako, përfaqësues të pushtetit vendor, si dhe qytetarë të shumtë, por u bojkotua nga këshilltarët e djathtë dhe të koalicionit. Gjatë takimeve të djeshme, Presidenti i Republikës shoqërohej edhe nga deputeti demokrat, Gazmend Oketa, i cili prej kohësh tashmë është pozicionuar si mbështetësi i vetëm i Topit nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Presidenti Topi ka marrë pjesë edhe në një veprimtari artisitike me rastin e dekorimit të “Shoqatës Durrësi”, ku përvecc Dakos e Oketës, në sallë binte në sy dhe prania e prefektit të Durrësit Genci Alizoti.