Berisha akuzon opozitën, manipulon me të vdekurit

Kryeministri Berisha ka sulmuar nga Vora opozitën e majtë, duke e konsideruar atë nihiliste dhe manipulatore të dhimbjes njerëzore. Në ndalesën e tij në Vorë, në kuadër të turit Shqipëria po ndryshon, kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij përpara banorëve, ka akuzuar opozitën për manipulim të shpirtrave të vdekur dhe kjo sipas kreut të qeverisë bëhet vetëm e vetëm për karrigen e tyre.
Ju e provuat më shumë se kushdo tjetër alternativën e nihilizmit, kur opozitarët u përpoqën duke manipuluar shpirtrat e të vdekurve tuaj për karriget e tyre, por ju, burra dha gra fisnikë, u treguat vendin atyre, theksoi Berisha. Kreu i qeverisë tha se kjo opozitë nuk ka sot asnjë alternativë dhe e vetmja mënyrë për të bërë politike është bllofi, edhe gjatë fjalës së tij përpara banorëve të Petrelës. Qytetari vritej në aksident në gjah, ndërkohë që opozita bërtiste se e vrau qeveria dhe zhvillonte miting mortor. Ata nuk ndalen as para dhunimit të Kodit më serioz, më të pa prekshëm të njeriut, Kodit të Vdekjes, vetëm e vetëm që tu shërbejë atyre për qëllime politike, theksoi ai. Duke vazhduar sulmin ndaj kundërshtarëve të tij opozitar, Berisha ka theksuar se përballë alternative; për ndryshimin e jetës së përditshme, për përmirësimin e transportit, ujësjellësve, kanalizimeve, pagave dhe pensioneve të qytetarëve shqiptarë, anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe kërkesës për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian, qëndron alternativa e nihilizmit, alternativa e mohimit, alternativa e blofeve, alternativa në bazë të së cilës Shqipëria meriton çdo të keqe. Alternativa e mohimit, alternativa sipas të cilës rroftë e keqja dhe poshtë Shqipëria, shtyn opozitarët e sotëm të transmetonin lajme se Shqipëria nuk do e marrë ftesën për anëtarësim në NATO, në kohën kur merrnim ftesën në Bukuresht; në kohën kur ne shkonim të ftuar nga Presidenti Bush ata organizonin mitingje me portrete të Enver Hoxhës. Alternativa e tyre është alternativa e blofeve, alternativa e shpifjeve dhe trillimeve, alternativa me të cilën deklarojnë të vdekurit në aksident si të pushkatuar nga qeveria, alternativa në të cilën premtojnë ndalimin e rritjes së rrogave, ka veçuar Berisha. Opozitën e majtë, kreu i qeverisë e ka cilësuar opozitë të blofit, e cila sipas tij ka një dhe vetëm një interes, karrigen dhe vetëm karrigen. A ka opozitë në botë që ti thotë qeverisë mos rrit rrogat dhe mos rrit pensionet? A ka opozitë në botë që të thotë se do të anulojë me dhjetëra e dhjetëra koncesione, në të cilat do të krijohen dhjetëra e mijëra vende pune? A ka opozitë në botë që të thotë mos aplikoni për statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian?, vijoi ai.
Berisha: Sdoja ta politizoja Gërdecin
Kryeministri Berisha është ndaluar në familjen e të ndjerit, Reshit Kruja, i cili humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit. Kryeministri Berisha, duke i premtuar familjes ndihmë për dy vajzat që ndjekin universitetin, i shpjegoi bashkëshortes arsyen përse nuk i kishte vizituar më parë. Nuk doja ta politizoja këtë çështje. Por, në mënyrë absolute kam ndjekur problemet tuaja, është shprehur Berisha. Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë u siguroi pjesëtarëve të familjes Kruja përpjekjet e tij maksimale në mbështetje të interesave të tyre, duke shprehur angazhimin se qeveria në bashkëpunim me pushtetin lokal do të jetë gjithnjë pranë tyre. Gjithashtu kryeministri theksoi se drejtësia që familjarët kërkojnë, duhet dhe do të vihet patjetër në vend dhe për këtë qeveria ka dhënë dhe po jep të gjithë mbështetjen e saj. Bashkëshortja e të ndjerit Reshit Kruja kërkoi një ndihmë të menjëhershme për vajzat e saj, të cilat ndiqnin universitetin, një kompjuter në shtëpinë e saj, i cili iu premtua menjëherë nga kryeministri Berisha dhe deputeti Patozi, i cili shprehu gatishmërinë që një kompjuter do ti shkonte kësaj familjeje menjëherë në ditët e ardhshme. Në këtë vizitë kryeministri Berisha shoqërohej nga Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili dhe nga deputeti i zonës për PD-në, Astrit Patozi. Zonja e shtëpisë, bashkëshortja e të ndjerit, ka falënderuar kryeministrit Berisha për kujdesin dhe mbështetjen në momentet e vështira të familjes së tyre.