Lufter Xhuveli: PAA, faktor përcaktues në qeverinë e ardhshme
Partia Agrare Ambjentaliste ka zhvilluar takimin e KPD-së, së saj ku u prezantuan objektivat e saj për zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas kryetarit, Lufter Xhuveli, agraro-ambjentalistët, kjo forcë politike synon të bëhet një faktor përcaktues, formimin e qeverisjes së ardhshme me rezultatin që do të arrijë në zgjedhje. Për PAA-në, këto zgjedhje janë veçanërisht të rëndësishme.
PAA synon të arrijë një fitore të dyfishtë, të arrijë objektivin e parashikuar dhe të jetë forcë përcaktuese në fitoren e koalicionit ku bëjmë pjesë. Nga njëra anë arritja e një përfaqësimi dinjitoz në Parlamentin e ardhshëm do të rriste shanset për një përfaqësim më të plotë të programit tonë agraro-ambientalist në programin e qeverisë së ardhshme, theksoi Xhuveli. Pak kohë më parë, kreu i PAA rikonfirmoi bashkëpunimimi e tij me Partinë Demokratike, pas marrëveshjes që nënshkroi me kryeministrin Sali Berisha.