E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi shqiptaret operim pa arsye per te rritur rrogen

Një studim i kryer në shkollën mjekësore të Janinës ka verifikuar zërat që qarkullonin prej vitesh se pacientëve me emra shqiptarë u hiqej apendesiti, edhe pse nuk kishin nevojë për një operacion të tillë. Të dhënat tregojnë se arsyeja për këto operacione të panevojshme është thjesht rroga dhe përqindje më të mëdha nga operacionet.

Studimi përfshin gjashtë spitale të ndryshme greke dhe tregon se janë tre herë më shumë raste apendicitesh të hequra pa arsye, për qytetarët e shëndetshëm me emra shqiptarë sesa për ata me emra grekë. Revista Atlantik, e cila publikon studime shkencore dhe mjekësore ka sjellë përvojën e një studiueseje të re greke, Athina Tatsioni e cila u përfshi në hetimin e kësaj cështjeje rastësisht.

“Në vitin 2001, qarkullonin zëra në spitalet greke se operacionet bëheshin shpeshherë mbi diagnoza të rreme, në mënyrë që të përfitoheshin më shumë përqindje për mjeket. Këta të fundit diagnostifikonin keq emigrantë shqiptarë, që gëzonin shëndet të plotë, dhe u hiqnin apendicitin”, thuhet në shkrimin e revistës Atlantik. Tatsionit iu kërkua nga profesori I saj nëse mund të verifikonte këto zëra, me anë të një studimi të plotë dhe të dhënat treguan se pavarësisht arsyeve që I kishin cuar pacientët në spital, ata me emra shqiptarë kishin rënë pre e diagnozave të rrreme, tre herë më shumë se pacientët grekë.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›