E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytjet ne Australi rritet bilanci i viktimave

Arratia nga Brisbane mbetet e vetmja rrugëdalje për banorët e qytetit të tretë për nga madhësia në Australi. Situata është përkeqësuar dhe më tej ndërsa rrugët e qytetit kanë humbur nën dhjetëra metër kub ujë. Brenda pak orëve uji pushton dhe 7 a 9 mijë banesa, dyqane e zyra e numri i ndërtesave të prekura nga katastrofa natyrore shkon rreth 30 mijë.

Për banorët orët në dispozicion për të shpëtuar  sendet më të rëndësishme janë të numuruara Kryetari i bashkisë Campbell Newman foli për rreth 20.000 shtëpi nën ujë. Autoritetet thonë se këto janë përmbytjet më të rënda, që ka përjetuar ndonjëherë Brisbane.

Tashmë aty janë ngritur qendra evakuimi për mijëra njerëz në nevojë. Kryeministrja e shtetit Queensland, Anna Bligh, njoftoi, se numri i të humburve pas përmbytjeve në perëndim të Brisbane është rritur në më shumë se 90.

14 janë viktimat ndërsa autoritetet  paralajmërojnë se  bilanci mund të rritet dhe më  gjatë orëve në vijim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›