E Diel, 1 Nëntor 2026

MTKRS marrëveshje me IMAF, Xhaferri: Do të rrisim projektet kulturore

Mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës,Rinisë dhe Sporteve dhe Fondacionit Ndërkombëtar për Art dhe Kulturë u nënshkrua sot një memorandum mirëkuptimi i cili ka për synim promovimin e artit dhe kulturës përmes mbështetjes së projekteve. Ministri Ferdinand Xhaferaj theksoi rëndësinë e nënshkrimit të këtij memorandumi,i cili do të përmirësojë zhvillimin e arteve vizuale dhe skenike. MTKRS ka një program të planifikuar mirë për zhvillimin e fushave të ndryshme të artit dhe kulturës, theksoi ministri dhe për zhvillimin e këtyre projekteve ministria është e hapur për bashkëpunim.
IMAF ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi dhe me Kosovën dhe Maqedoninë,te cilat do të shërbejnë dhe për shtimin e projekteve rajonale në fushën e Artit dhe Kulturës.
Profili i këtij fondacioni është aprovimi i granteve që do të mundësojnë përmirësimin dhe zhvillimin e arteve vizuale dhe skenike si dhe për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, konservimet, restaurimet e veprave artistike dhe arkitekturore.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›