E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi nis përpjekjet për të kontaktuar me Berishën e Ramën

Nuk dihet ende nëse Presidenti Topi do t’ia arrijë apo jo për të bindur  para uljes në tryezë krerët e dy partive kryesore politike të tërhiqen dhe të lëshojnë pe nga kushtet që kanë, njëri për hapjen e kutive dhe tjetri për të mos e lejuar këtë.“Në kontekstin e ri politik, Presidenti i Republikës do të vijojë në ditët në vazhdim kontaktet paraprake të punës me kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqësin e opozitës si dhe me bashkësinë ndërkombëtare, për të përgatitur termat e bisedimeve që do të zhvillohen gjatë tryezës së përbashkët”, thuhej në një njoftim të para dy ditëve të nga Drejtoria e Shtypit të Presidencës.Gjatë ditëve të fundit, kryetari i PS-së ka përsëritur se nuk heq dorë nga hapja e kutive dhe do të ulet në tavolinë pikërisht për të arritur këtë gjë. Ndërsa kryeministri Berisha deklaroi prerë se, kutitë nuk hapen. Asnjëri prej tyre nuk ka treguar një rrugë të mesme sesi do të zgjidhet kjo mosmarrëveshje për t’i hapur rrugën dialogut, duke lënë përshtypjen e dështimit të bisedimeve ende pa filluar.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›