Topi nuk dekreton Kodin e ri Zgjedhor
Presidenti i Republikës: “Bëra detyrën time, mbrojtja Kushtetutën”. Reagon kryeparlamentarja Topalli: “Topi është bërë palë me pakicën”
Shaban Sulçe
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka refuzuar të dekretojë ligjin për Kodin e ri Zgjedhor të miratuar nga partitë kryesore PS dhe PD në fund të muajit të kaluar. Presidenti Topi ka gjykuar t’ia kthejë Kuvendit për rishqyrtim këtë ligj, pasi Neni 9 që ka të bëjë me shpalljen e datës së zgjedhjeve është formuluar në mënyrë paradoksale. Presidenti Topi i ka drejtuar dje një letër Kuvendit të Shqipërisë në të cilën shpjegon arsyet e mosdekretimit të ligjit për Kodin e ri Zgjedhor.
Letra
Në letrën drejtuar Kuvendit, Presidenti i Republikës thekson se ligjin për Kodin e ri Zgjedhor e konsideron një përpjekje serioze dhe të domosdoshme për miradministrimin e procesit zgjedhor, por ai shton se gjen arsye për ta kthyer edhe një herë në Kuvend për rishqyrtim. Sipas Topit, ligji ka në përmbajtje nene që bien në kundërshtim me njëri-tjetrin. Konkretisht bëhet fjalë për pjesën që ka të bëjë me periudhën e shpalljes së zgjedhjeve.
“Arsyeja, për të cilën nuk e dekretova këtë ligj, lidhet me dispozitën e Nenit 9, Pika 2 e tij. Duke qenë që Neni 65, Pika 2 e Kushtetutës, përcakton se, “zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit”, atëhere periudha zgjedhore brenda së cilës duhen zhvilluar zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme për Kuvendin është periudha 15 mars deri më 30 qershor. Neni 9, pika 2 e ligjit të ardhur për shpallje ka përcaktuar detyrimin e Presidentit të Republikës për nxjerrjen e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të Kuvendit, pra, një afat i cili nuk mund të respektohet për periudhën zgjedhore 15 mars – 30 qershor. Ligji është dërguar për shpallje te Presidenti i Republikës në datë 24.11.2008 dhe procedura e dekretimit të ligjit nga Presidenti i Republikës, publikimit në Fletoren Zyrtare dhe hyrjes në fuqi të tij, parashikon një periudhë kohore të caktuar, duke krijuar kështu pamundësi reale për nxjerrjen e dekretit për caktimin e datës së zgjedhjeve për periudhën zgjedhore 15 mars – 30 qershor”, - thuhet në letrën e presidentit Topi, i cili shpreh bindjen se Kuvendi do të bëjë korrigjimet e nevojshme.
Topalli
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka reaguar ashpër ndaj Presidentit Topi, i cili refuzoi të dekretonte Kodin e ri Zgjedhor. Topalli, e cila aktualisht ndodhet në Angli, akuzoi presidentin Topi se është bërë palë dhe është identifikuar me pakicën. “Kjo nuk është hera e parë që ai po e bën. Ky qëndrim vjen në një kohë kur Kodi ka kaluar me votë konsensuale në parlament. Mbretëresha Elisabetë nuk do ta ndërmerrte kurrë një veprim të tillë", - tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Deklarata
Presidenti Topi ka deklaruar se ka refuzuar të dekretojë Kodin Zgjedhor, pasi ka mbrojtur Kushtetutën. Gjatë një konference për shtyp, që ai ka dhënë së bashku me Presidentin e Bullgarisë Georgi Parvanov, Topi i është përgjigjur ndër të tjera interesimit të gazetarëve në lidhje me arsyet e kthimit të ligjit të Kodit Zgjedhor. “Sipas Kodit, tekstualisht shprehet që Presidenti është i detyruar që jo më shumë ose jo më afër se nëntë muaj, pra minimalisht nëntë muaj përpara, të dekretojë datën e zgjedhjeve. Pra, merrni në konsideratë dhe kalkuloni kohën. Jemi në dhjetor. Unë, edhe sikur të kisha firmosur dekretin për ta miratuar ligjin, kërkonte dy javë për të kaluar në Fletoren Zyrtare dhe nga ai moment, përfytyroni se ku kalkulohet 9-muajshi. Pra, zgjedhjet, që sipas Kushtetutës zgjedhjet politike do të bëhen në pranverë, kalojnë të bëhen në vjeshtë, pra, ka një mospërputhje kushtetuese. Dhe në këto raporte, Kushtetutë - ligj elektoral, mbizotëron Kushtetuta. Unë kam qenë i detyruar, duke qenë garant i Kushtetutës, që ta rikthej në Parlament që të bëhet ky korrigjim, në mënyrë që të jemi konformë detyrimit kushtetues”, - tha Presidenti Topi.
4 Dhjetor 2008