E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leku, forcohet ndaj dollarit

 

Gjatë kësaj jave, monedha vendase ka fituar terren ndaj dollarit amerikan. Dje në tregun valutor një dollar blihej me 97 lekë dhe shitej me 97,5 lekë. Në këtë mënyrë monedha shqiptare, leku, pas forcimit të dollarit para dy javësh, ka nisur të fitojë pikë që nga fundi i javës së kaluar në këmbimet valutore kundrejt dollarit. Ndërsa dje leku ka fituar 2 pikë kundrejt dollarit në këmbimet valutore, në krahasim me fillimin e kësaj jave.  Një dollar është blerë dje me 97 lekë dhe është shitur me 97,5 lekë, ndërsa në fillim të javës një dollar është blerë me 99 lekë dhe është shitur me 99,5 lekë. Ndërkohë, leku është forcuar edhe kundrejt fundjavës së kaluar, kur një dollar blihej me 98,4 dhe shitej me 98,9 lekë. Dollari e ka pasur kuotën më të lartë në këmbimet valutore ndaj lekut gjatë vitit të kaluar në muajin nëntor, kur blihej me 96,7 lekë. Ndërsa për sa i përket monedhës evropiane dje në tregun valutor një euro blihej me 130,6 lekë dhe shitej me 131,1 lekë. Monedha shqiptare, leku, gjatë javës së fundit ka qenë në kuota të qëndrueshme në këmbimet valutore ndaj euros. Dje në tregun valutor një euro blihej me 130,6 lekë dhe shitej me 131,1 lekë, ndërsa në fillim të javës një euro blihej me 130,8 lekë dhe shitej me 131,3 lekë.

Kursi i këmbimit me dollarin

    97 lekë blihet
    97,5 lekë shitet

Në fillim të javës
    99 lekë blihej
    99,5 lekë shitej

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›