Topi pret Borhard në përfundim të mandatit
Takimi
Presidenti Bamir Topi vazhdon pritjen në seri të ambasadorëve të huaj të akredituar në Tiranë, të cilët përfundojnë misionin e tyre diplomatik. Pas kryediplomatit të SHBA-së, Xhon Uidhers, Presidenti Topi është takuar dje me ambasadorin e Gjermanisë, Bernd Borhard dhe ambasadorin e Sllovenisë, Alan Brian Bergant me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik në Tiranë. Ambasadori gjerman, Bernd Borhard, shprehu mirënjohjen ndaj Presidentit Topi dhe gjithë institucioneve të shtetit shqiptar për mbështetjen e pakursyer dhe bashkëpunimin e frytshëm, që ia bënë më të lehtë përmbushjen e misionit të tij diplomatik në të mirën reciproke të dy popujve dhe vendeve tona.
#