Spahia: Jemi në kontakt me FIFA-n
• Në një prononcim të dhënë për “Top-Channel”, zv/ministri i MTKRS, Ekrem Spahia ka deklaruar se pezullimi i FSHF-së nga
FIFA dhe UEFA është një shqetësim i madh për institucionin ku ai punon dhe po ndiqet me kujdes të veçantë. “MTKRS është e angazhuar të përballet me të gjitha institucionet për këtë pezullim, - tha Spahia. – Ju siguroj se ministri Ylli Pango është në konsulencë dhe kontakte të vazhdueshme me krerët e FIFA-s dhe UEFA-s. Nëse MTKRS dhe FSHF do të zbatojnë ligjin, atëherë gjithçka do të zgjidhet pozitivisht. Ndryshimi i vetëm i bërë në statut është një togfjalësh, ku thuhet se FSHF-ja duhet të ushtrojë funksionin në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar”, tha Spahia, i cili la të kuptonte se shteti nuk ka ndërmend të tërhiqet.