E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekoron pas vdekjes,Luigj Gurakuqin

• 80-vjetori i lindjes së regjisorit Luigj Gurakuqi do të përkujtohet nesër me një koncert në Teatrin e Operës dhe Baletit, me pjesëmarrjen e artistëve të njohur, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të artistit.Sipas zyrës së shtypit të TOB, pritet që  Presidenti i Republikës, Bamir Topi,  ta nderojë këtë figurë të njohur të kulturës shqiptare me një dekoratë pas vdekjes. Luigj Gurakuqi ka lindur në vitin 1928. Studimet e larta i kreu në Institutin Teatral “Gitis” në Moskë dhe shkollën e lartë për aktor në “Aleksandër Moisiu” në specialitetin regjisor në opera. Ai ka realizuar një aktivitet të gjerë si regjisor në Teatrin e Operës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›