E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uribe akuza Chavez:Furnizon terroristët

• Presidenti i Kolumbisë, Alvaro Uribe, ka paralajmëruar se qeveria e tij do të akuzojë për genocid Venezuelën në Gjykatën Kriminale në Hagë.Uribe u tha gazetarëve se, dokumente të gjetura në një kompjuter që i përkiste një rebeli të grupit FARC të vrarë nga ushtria kolumbiane të shtunën, tregojnë se presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, kohët e fundit i ka dhënë 300 milionë dollarë FARC-ut për fushatën e tyre të dhunshme. Komentet erdhën disa orë para një seance emergjente të Organizatës së Shteteve të Amerikës që merret me përshkallëzim të tensioneve midis Kolumbisë, Ekuadorit dhe Venezuelës. Menjëherë Venezuela ka njoftuar se do të përzërë diplomatët kolumbianë. Bashkë me këtë vend edhe Ekuadori ka urdhëruar dërgimin e trupave në kufi me Kolumbinë pas sulmit të së shtunës. Udhëheqësit latino-amerikanë kanë thirrur një mbledhje urgjente të organizatës së shteteve amerikane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›