E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi priti ambasadorët e Kroacisë dhe Çekisë

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 18:20

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka prit sot në takime të ndara ambasadorin e Kroacisë në Prishtinë, Zoran Vodopija dhe ambasadorin e Republikës Çeke në Prishtinë, Jiri Dolezel. Takimet ishin njohëse dhe janë shprehur qëndrimet për vazhdimin e bashkëpunimit të Kosovës me Kroacinë, përkatësisht Çekinë.

Në takimin me ambasadorin kroat, kryeministri Hashim Thaçi i ka shprehur mirëseardhje dhe falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Kosovën. Kryeministri ka theksuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e marrëdhënieve miqësore me shtetin dhe popullin kroat si dhe ka premtuar se Qeveria e Kosovës do të këtë përkujdesjen dhe njohjen kushtetuese për komunitetin kroat në Kosovë.

Ambasadori Zoran Vodopija ka shprehur angazhimin dhe gatishmërinë e Kroacisë për të vazhduar me politikat e mbështetjes në fushat politike, ekonomike, arsimore dhe shkencore për Kosovën. Ai ka theksuar gjithashtu se Kroacia do të mbështes Kosovën në procesin e integrimeve evropiane.

Edhe në takimin e kryeministrit Hashim Thaçi me ambasadorin çek, Jiri Dolezel, është shprehur vendosmëria e bashkëpunimit dhe angazhimit për të çuar përpara marrëdhëniet në mes të dyja shteteve. Në veçanti është theksuar bashkëpunimi në procesin e integrimeve evropiane, që është një nga top prioritete e Qeverisë së Kosovës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›