E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi "rikthehet" në Kuvend

Presidenti, Bamir Topi, pas një viti është "rikthyer" sërish në Kuvend. Këtë herë jo fizikisht, por nëpërmjet portretit të tij fotografik presidencial. Pas gati një viti, që ai është zgjedhur në krye të shtetit shqiptar, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vendosur që portreti i tij të jetë i vendosur në të gjitha zyrat e legjislativit shqiptar. Dje, në të gjitha sallat e komisioneve parlamentare, diku në ballë dhe diku në faqet anësore të mureve të tyre, ishte i vendosur portreti i Presidentit të Republikës. Ky vendim i Kryetares së Kuvendit nuk është kaluar pa u komentuar nga deputetët, si nga ata të opozitës ashtu edhe nga ata të mazhorancës. Nëpërmjet batutave, ku nuk mungonte sarkazma dhe ironia për Kryetaren e Kuvendit, deputetët e opozitës, sidomos ata të Komisionit të Ligjeve dhe të Shëndetësisë, janë shprehur se më në fund Topalli ka vendosur ta njohë Presidentin dhe kanë lejuar vënien e portreteve nëpër ambientet e Kuvendit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›