Ivanov: Nuk përulemi përpara asnjë trysnie
Nuk do të përulemi përpara asnjë trysnie për të hequr dorë nga e drejta e vetëpërcaktimit dhe vetë-identifikimit. Kështu ka deklaruar presidenti maqedonas Georgje Ivanov gjatë një fjalimi të mbajtur në akademinë solemne të Fakultetit Juridik me rastin e 10 dhjetorit, ditës që njihet ndërkombëtarisht si Dita e të Drejtave të Njeriut. "Kjo është esenca e të drejtave të njeriut dhe forca njerëzore e botës së lirë. Prej këtu, vija jonë e kuqe në bisedimet me Greqinë nuk gjeneron prej ndjenjës së nacionalizimit, ndonjë inati, demonstrimit të forcës ose kërkesave nacionale, por del nga përfitimet thelbësore civilizuese të betejës njerëzore për liri", shtoi Ivanov. "Shteti ynë mbetet i kyçur në mënyrë aktive dhe konstruktive në procesin e gjetjes së zgjidhjes së problemit që greqia ka me emrin tonë. Republika e Maqedonisë nuk do të ndryshojë Kushtetutën me qëllim të ndryshimit të emrit kushtetutës dhe nuk do të pranojë asnjë lloj zgjidhjeje që prish ose shkel identitetin tonë nacional dhe gjuhësor", porositi Ivanov gjatë fjalimit të tij.