E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza politike, Topi: Misioni im ka mbaruar. Zgjidhja në Parlament

Presidenti Bamir Topi qe nga Gjermania ku po zhvillon nje vizite zyrtare, beri thirrje per stabilitet politik ndersa theksoi se nuk ka ngerc institucional ne vend. "Ka nevoje qe te krijojme stabilitet politik, te krijojme bashkepunimin politik, te bejme debatin politik dhe te precipitojme ne zgjidhje, e cila duhet te ishte ne radhe te pare zgjidhje per qytetaret. Pavaresisht nga debati politik i dites, une ju siguroj qe institucionet politike ne Shqiperi jane shume te stabilizuara, nuk presupozohet asnje lloj ngerci institucional, perkundrazi, gjithcka shkon shume mire", deklaroi Topi.

Edhe ne nje interviste per DW kreu i shtetit duke folur per krizen politike tha se misioni i tij per te gjetur nje zgjidhje mes paleve ka perfunduar. Sipas tij tryeza e Presidentit pati një rezultat konkret pasi opozita tashmë ka trokitur në parlament. "Sa kohë që janë në parlament, e shikoj të tepërt një lloj interference për t'i thënë: ejani bisedoni. Ato natyrisht janë duke biseduar, po debatojnë dhe janë në parlament dhe besoj që atje duhet të gjejnë zgjidhje midis tyre”, ka thene ai. Nderkohe ne Berlin ne forumin ekonomik te biznesit shqiptaro-gjerman, presidentin tha se Shqiperia eshte nje vend i sigurt per investitoret e huaj.

"Ju bej thirrje mjaft te ndershme, te sinqerte, jo per ti bere promocion vendit tim, po per tu thene qe vertete realiteti ne Shqiperi eshte i tille qe duhet te vijne sa me shume vizitore", tha Topi.

Ne takimin qe pati me presidentin gjerman Horst Keler presidenti Topi theksoi faktin se Shqiperia e konsideron Gjermanine nje partner strategjik. Presidenti Keler nga ana e tij vuri në dukje se shkëmbimi i vizitave i niveleve më të larta kontribuon në rritjen e dialogut dhe bashkëpunimit politik. Ai tha se Gjermania do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine ne menyre qe ajo te behet sa me shpejt pjese e familjes se madhe europiane.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 07 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›