Topi:Të dëmshpërblehen të përndjekurit politik
Presidenti Bamir Topi bën thirrje qeverisë të zbatojë ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politike. Topi tha se duhet zbatuar ligji duke dëmshpërbyer për çdo ditë burgu të përndjekurit dhe të mos mbetemi vetëm në kuadrin e fjalëve. Kreu i shtetit ishte i pranishëm në ceremonisë përkujtimore në pallatin e brigadave me familjarët e viktimave të masakrës së 27 shkurit 1951. Masakër në të cilën u pushkatuan plot 22 persona nga regjimi komunist, pas bombës së hedhur në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Tiranë. Kreu i shtetit e cilësoi këtë masakër si servilizëm të qeverisë së kohës nga bashkimit sovjetik. Familjarët dhe pasardhësit e njëzet e dy viktimave të arrestuara e më pas të pushkatuara, ku numëroheshin disa prej intelektualëve më të shquar e më në zë të kohës si Pjerin Guraziu, Niko Lezo, Anton Delhysa, Qemal Kasaruho, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Sabiha Kasimati, Reiz Selfo, Jonuz Kaceli, përkujtuan njërën prej ngjarjeve më të rënda të krimeve të sistemit të atëhershëm diktatorial.