E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregulla të forta për bankat e reja në treg



Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të miratojë në mbledhjen e fundit “Dokumentin mbi politikat e licencimit të subjekteve bankare”. Banka e Shqipërisë, nëpërmjet miratimit të këtij dokumenti, synon të mbështesë hyrjen në treg të subjekteve bankare të shëndosha dhe të qëndrueshme: që mbështeten nga aksionerë të fuqishëm dhe me përvojë në industrinë bankare; që zbatojnë standardet më të mira të përgjegjshmërisë në drejtim; që realizojnë një veprimtari të ekuilibruar me rreziqe të miradministruara; që janë në gjendje të përballojnë dhe të zhvillohen në kushtet e konkurrencës së lirë që ofron një treg i hapur dhe i integruar në tregun financiar ndërkombëtar; që janë në gjendje të përballojnë me kapitale dhe likuiditete situatat e krizave, që mbështesin zhvillimin e ekonomisë së vendit dhe që, në mënyrë transparente, i ofrojnë publikut shërbime dhe produkte bankare cilësore dhe eficiente.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›