Ristani, apel PS për dorëzimin e propozimeve të anëtarëve në KZAZ

KQZ vendos ekspert kontabël për të kontrolluar shpenzimet e partive gjatë fushatës zgjedhore
Fondet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore do të kontrollohen nga një ekspert kontabël. Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dje projektudhëzimin për kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e eksperteve kontabël, të licencuar për kontrollin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet për fushatën zgjedhore të 28 qershorit. Sipas p/udhëzimit, eksperti kontabël do të përcaktohet me anë të një shorti me gogla që hidhet në KQZ, jo më vonë se 45 ditë përpara zgjedhjeve, për të kryer kontrollin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore. Gjithashtu, sipas udhëzimit, ekspertët duhet të jenë jopolitikë dhe do të kontrollojnë pas zgjedhjeve mënyrën se si u përdorën financat e partive. Shorti për zgjedhjen e eksperteve do të bëhet më 15 maj. KQZ duhet të zgjedhë 20 kontabilist për të realizuar kontrollin, të cilët duhet të kenë 5 vjet eksperiencë, por edhe të mos kenë marrë asnjë masë disiplinore. KQZ emëron për çdo subjekt vendor pjesëmarrës në zgjedhje ekspertin kontabël të autorizuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuar; të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët ose drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilët do të jenë objekt auditimi, u shpreh kreu i KQZ-së, Arben Ristani, duke shtuar se eksperti kontabël duhet të ketë eksperiencë me auditimin e subjekteve, të cilat kanë zbatuar standardet ndërkombëtare të kontabilitetit dhe standardet ndërkombëtare të raportimit financiar. Sipas tij, auditori smund të kontrollojë dy herë të njëjtin subjekt politik. Ndërkohë që sipas Ristanit, parregullsi do të konsiderohen shpenzimet në fushatë përtej 10- fishit të shumës më të madhe të përcaktuar në kod, pra 1 milion lekë, si destinimi për një kandidat të vetëm të më tepër se 50 % të fondeve publike.
Listat e kandidatëve për deputetw, sipas udhëzimeve të KQZ-së
KQZ nxori dje gjithashtu një vendim tjetër, vendimin për listat shumë emërore të partive, ku përcaktoi edhe afatin për dorëzimin e tyre. KQZ vendosi gjithashtu edhe mënyrën e pjesëmarrjes së partive dhe koalicioneve joparlamentare në zgjedhje, duke miratuar projektudhëzimin Për miratimin e rregullave dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për paraqitjen e dokumentacionit". Sipas këtij vendimi, partitë politike duhet t'i publikojnë listat shumë emërore të kandidatëve për deputetë jo më vonë se 40 ditë nga data e zgjedhjeve, kurse koalicionet duhet ti publikojnë këto lista jo më vonë se 45 ditë nga data e zgjedhjeve. Ndërsa sipas vendimit tjetër të KQZ, koalicionet parlamentare duhet të paraqesin pranë KQZ 10 mijë firma që të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje, kurse koalicionet e partive jashtëparlamentare 15 mijë firma.
KQZ apel PS- së, të dorëzojë propozimet për në KZAZ-të
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka bërë dhe një herë thirrje Partisë Socialiste që të dorëzojë sa më shpejtë propozimet e saj për anëtaret e Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve, (KZAZ). Zëdhënësi i KQZ- së, Leonard Olli tha dje se "mosdorëzimi i tyre po bllokon punën në KQZ dhe pa konstituimin e tyre nuk mund të nisë përgatitja e procesit zgjedhor. Dy ditë më parë, Kreu i KQZ- së, Arben Ristani kërkoi nga PS dhe PR që të dorëzonin emrat për këto komisione, sepse sipas tij 27 marsi është afati i fundit për përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve zonale. Ristani tha se PR i dorëzoi propozimet e saj në KZAZ, ndërsa PS ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkesës. Në datat 27-28 mars, KQZ duhet të ketë ngritur 66 KZAZ në gjithë vendin.
Last Updated on Thursday, 26 March 2009 12:43