E Shtunë, 31 Tetor 2026

Velipoja resort i veres

12 milionë euro për infrastrukturën, kanalizimet e ujërave të zeza dhe të bardha pritet të investohen së shpejti në një nga zonat më tërheqëse bregdetare të Shqipërise siç është Velipoja. Pozita e favorshme gjeografike ku ndërthuret deti, lumi , pyjet, laguna dhe malet bëjne që priortieti kryesor i komunës së Velipojës të jetë turizmi. Kryetar i kësaj komune Pashko Ujka në një intervistë për abc neës ka bërë me dije se ky plazh nuk ka probleme sa i përket mbetjeve urbane, ndërsa ka siguruar se do të merren të gjitha masat për të nisur sezonin turistik në të dielën e parë të qershorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›