E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tornadot ne SHBA

Një uragan i cili ka prekur pjesën e poshtme të Misisipit është filmuar nga kamerat e sigurisë. Tornado ishte rreth 50 metra i gjatë dhe forca e erës se tij ishte 95 km në orë. Tornadot dhe përmbytjet kanë vrarë të paktën 10 persona në Arkansas gjatë kësaj jave dhe kanë rrezikuar shkatërrimin e Luginës në Ohajo.

Dy javë më parë më shumë se 47 persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të forta që përfshinë vendin që nga Oklahoma deri në Karolinën e Veriut.

Rreziku më i madh i stuhive të dhunshme u përqendrua gjatë mbrëmjes së të martës në një rajon që shtrihet nga verilindja e Teksasit për në Memphis dhe Tennese.

Shërbimi Kombëtar i Meteorologjisë paralajmëruar nivel të lartë të shtrëngatave në Arkansas.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›