E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 8 ton Marihuane ne Meksike

Trupa e sigurisë meksikane kanë konfiskuar rreth tetë ton marihuanë të fshehur në disa pajisje palestre që ruheshin në një depo në qytetin Tihuana.

Një person i cili nuk ka qenë i pranishëm gjatë zbulimi të lëndës narkotike është vënë në pranga si i dyshuar. "Ne konfiskuam 691 pako që përmbajnë marihuana, e cila në total peshon 718 kg," tha gjenerali i ushtrisë, Gilberto Landeros.

Gjatë operacionit ushtarët kanë konfiskuar edhe disa armë dhe mjete që përdoren për përpunimin e lëndës narkotike. Qyteti Tihuana është porti kryesor për kalimin e drogës nga qyteti kufitar Baha- Kaliforni në Meksikë. Në tetor të vitit 2010, autoritetet Meksikanë kanë sekuestruar gati 150 ton marihuanë me një vlerë prej më shumë se 340 milion $.

Lënda narkotike që u kap në vitin 2010 është sasia më e madhe e sekuestruar deri tani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›