E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthim ne Egjipt ne tubacionin e gazit

Një tubacion gazi i cili transportonte lëndën djegëse nga Egjipti në Izrael dhe Jordani, ka shpërthyer pas një sulmi të një bande të armatosur.
Zyrtarë të sigurisë egjiptiane bënë të ditur se vendi është përfshirë nga flakët dhe tashmë tubacioni i gazit është mbyllur.

Ky është sulmi i dyte i këtij lloji gjatë muajit të fundit në qytetin jugor El-Arish, i cili ndodhet vetëm 50 km nga kufiri me Izraelin.
Fqinjët Jordan gjenerojnë rreth 80% të energjisë së tyre nga gazi që importojnë nga Egjipti ndërsa Izraeli merr 40% të gazit natyror nga vendi.

Valvulat e kontrollit të terminalit kryesor në Port Said, në bregdetin e Mesdheut, janë mbyllur për të shmangur flakët në vend dhe njerëzit që jetojnë aty pranë janë evakuuar.

Zona ku ka ndodhur shpërthimi është vendi ku jetojnë njerëzit e shkretëtirës të njohur si Beduinet të cilët jo pak herë janë ankuar se janë lënë pas dore nga qeveria.
Sipas Associated Press fiset e beduineve kanë tentuar të sabotojnë tubacionin në fjalë në korrik të vitit 2010.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›