E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres: Nuk largohem nga Liverpooli


Fernando Torres ka ripërsëritur se e ardhmja e tij është e lidhur fort me Liverpoolin, pavarësisht problemeve aktuale që ka klubi.
Të Kuqtë janë në borxhe të mëdha dhe nuk po shfaqin formë të mirë, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, ndërsa gjenden 13 pikë prapa vendit të parë në Premier Ligë.

Por sulmuesi spanjoll është i vendosur t'i qëndrojë besnik skuadrës, derisa ajo të ketë nevojë për të.

"Tani nuk mendoj se mund të luaj diku tjetër. Ajo çfarë dua është të përmirësojmë gjendjen aktuale të skuadrës dhe shpresoj që do të qëndrojmë së bashku", ka thënë Torres për mediat spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›