E Diel, 1 Nëntor 2026

Torres beson te Spanja: Mund të fitojmë botërorin

Bomberi i Liverpulit ishte autori i golit të pestë dhe kontribuoi në të gjashtin, në fitoren 6-0 përballë Polonisë në miqësoren e fundit para vërshëllimës së botërorit. Në përfundim të sfidës përballë polakëve, Torres shprehu optimizmin e tij lidhur me paraqitjen e “Furisë së kuqe” në kampionatin botëror.

“Nuk duhet ta teprojmë me eufori pas kësaj fitoreje, pasi kjo mund të na kushtojë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të kuptojmë që nëse luajmë si sot (dje), vështirë të mundemi. Kemi mundësi të mëdha të fitojmë Kupën e Botës”, u shpreh spanjolli për të përditshmen sportive “As”.

26-vjeçari u rikthye pas një dëmtimi në gju, që e la jashtë fushës për dy muaj: “Kisha dy muaj që nuk luaja. Kisha shumë dëshirë, por gjuri nuk më lejonte. Pramdaj m’u desh të prisja pak. Por u riktheva dhe m’u bë qejfi që shënova. Tani dëmtimi kaloi dhe mund të them se jam gati së bashku me shokët e skuadrës”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›