Gjermania, pa gjasa në Kampionatin botëror

Legjenda e futbollit gjerman, Gerd Mueller nuk beson se Kombëtarja e tij mund të fitojë Kampionatin botëror këtë vit. Mueller, i cili mbante rekordin prej 14 golave në një Kampionat botëror para se të mposhtet për një nga braziliani Ronaldo më 2006, është cituar nga e përditshmja Sport Express të shtunën se nuk e sheh Gjermaninë duke fituar titullin e katërt botëror.
“Kemi shumë futbollistë të rinj”, u citua ai nga e përditshmja që botohet në Rusi. Ai po ashtu tha se paraqitja e Gjermanisë në miqësoren kundër Argjentinës më herët këtë muaj, kur u mposht 1-0, ka qenë katastrofike. 64 vjeçari beson se Brazili do të fitojë Kampionatin botëror në Afrikën e Jugut. Mueller i cili ende është golashënuesi më i mirë i Gjermanisë me 68 gola nga 62 ndeshje, kritikoi sulmuesit e tashëm të Kombëtares.
“Ata nënshkruajnë një kontratë dhe menjëherë bëhen milionerë. Por, pas kësaj ata nuk kanë motivim për të punuar shumë”, përfundoi ai.