E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uzinë plehrash kimike te ish-Azotiku

17/04/2009  Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj, u shpreh se kjo zonë do të kthehet në një bllok industrial

Mendohet që kimikatet do t’i vijnë në ndihmë bujqësisë jo vetëm fierake për të shtuar prodhimin

Kryetari i Bashkisë, Baftjar Zeqaj, është shprehur i sigurt ku zona, e cila mban “të varrosur” 1200 ton arsenik, do të kthehet në një bllok të rëndësishëm industrial. Ai e mbështeti deklaratën e tij ditën e djeshme para gazetarëve tek studimi që është duke u përgatitur për këtë rast.

Projekti për uzinën

“Ne me përfundimin e projektit për varrosjen e lëndës arsenikale, e cila kishte disa vite që ishte bërë shqetësim i banorëve fierakë, shqetësim i medias, i pushtetit vendor, por sidomos i mjedisit, mendoj se përforcohet mendimi dhe ideja e KRRT-së dhe të të gjithë Shqipërisë që do të jetë një zonë industriale, por me një profil tjetër që do të thotë se nuk do të ketë më prodhim ureje, e cila ishte lëndë e parë kimike për tokat bujqësore fierake dhe në të gjithë Shqipërinë, por besoj në të gjithë zonën rreth ish-Azotikut do të mbijetojë TEC-i. Ndërsa pjesa tjetër me kalimin kapital nga qeveria, Bashkisë së Fierit do t’i nënshtrohet një studimi. Është një projekt-ide që e ndan qytetin e Fierit nga kjo zonë rreth 4 km larg qendrës së qytetit në një brez të pyllëzuar, ndërsa pjesa tjetër domosdoshmërish kërkon një studim të posaçëm. Domethënë janë sipërfaqet e mëdha dhe të mjaftueshme, tashmë të lëna “djerrë” ku kanë “mbirë “veç pylli i hekurt, i asaj që ka mbetur nga ish-gjiganti Azotik. Kjo sipërfaqe e madhe do të kishte shumë interes fierakët për ta shfrytëzuar sa më shpejt”. Burimet konfidenciale, (sepse asgjë ende nuk është zyrtarizuar) brenda Bashkisë Fier, pohojnë se në ish-Azotikun do të ngrihet një uzinë e prodhimit të një lloj plehu kimik, i cili do t’i shërbejë bujqësisë fierake dhe më gjerë për shtimin e prodhimit. Janë bërë të gjitha tratativat për bashkëpunim me qeverinë holandeze, e cila veç financimit në fushën e blegtorisë, sidomos në zonën e Lushnjës, do të financojë edhe në fushën e bujqësisë. Një ditë më parë ambasadori i Komisionit Evropian Lohan, inspektoi landfillin në zonën e ish-Azotikut duke shprehur besimin se projekti i realizuar është brenda të gjitha standardeve evropiane dhe se garanton edhe gjithë zhvillimin e kësaj zone. Projekti për këtë uzinë është bërë publik pikërisht një ditë pas vizitës së komisionarit evropian Helmut Lohan në Fier dhe deklaratat e tij për rehabilitimin e zonës së ish-Azotikut.

Studimi

Si mendohet “të racionohet” zona

Do të jetë një zonë industriale, por me një profil tjetër që do të thotë se nuk do të ketë më prodhim ureje, e cila ishte lëndë e parë kimike për tokat bujqësore fierake dhe në të gjithë Shqipërinë, por besoj në të gjithë zonën rreth ish-Azotikut do të mbijetojë TEC-i. Ndërsa pjesa tjetër me kalimin kapital nga qeveria, Bashkia e Fierit do t’i nënshtrohet një studimi. Është një projekt-ide që e ndan qytetin e Fierit nga kjo zonë rreth 4 km larg qendrës së qytetit në një brez të pyllëzuar, ndërsa pjesa tjetër domosdoshmërish kërkon një studim të posaçëm. Domethënë janë sipërfaqet e mëdha dhe të mjaftueshme, tashmë të lëna “djerrë” ku kanë “mbirë “veç pylli i hekurt, i asaj që ka mbetur nga ish-gjiganti Azotik.

UZINA

Burimet konfidenciale brenda Bashkisë Fier pohojnë se në ish-Azotikun do të ngrihet një uzinë e prodhimit të një lloj plehu kimik, i cili do t’i shërbejë bujqësisë. Janë bërë të gjitha tratativat për bashkëpunim me qeverinë holandeze, e cila do të financojë edhe në fushën e bujqësisë.

Ish-Azotiku

Në të gjithë zonën rreth ish-Azotikut do të mbijetojë TEC-i. Ndërsa pjesa tjetër me kalimin kapital nga qeveria, Bashkia e Fierit do t’i nënshtrohet një studimi. Është një projekt-ide që e ndan qytetin e Fierit nga kjo zonë në një brez të pyllëzuar, ndërsa pjesa tjetër kërkon një studim të posaçëm.

LOHAN

Një ditë më parë ambasadori i Komisionit Evropian Lohan, inspektoi landfillin në zonën e ish-Azotikut duke shprehur besimin se projekti i realizuar është brenda të gjitha standardeve evropiane dhe se garanton edhe gjithë zhvillimin e kësaj zone duke mbrojtur dhe mjedisin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›