Kalderon "josh" gjysmën e lojtarëve të Çelsit
Presidenti i Realit të Madridit, Ramon Kalderon, duket se i ka shumë të qarta idetë për merkaton e verës. Skuadrës i nevojitet një sulmues i madh, e mbase edhe një zëvendësues i holandezit Van Nistelroi, në gjurmët e të cilit është vënë Milani. Objektivi kryesor është Didier Drogba, ndërkohë që për stolin mund të afrohet edhe 20-vjeçari brazilian, Marselo Moreno. Në mesin e fushës Reali është një skuadër që nuk ka shumë probleme: drejtuesit kanë konfirmuar Gagon, Gutin dhe Shnajder, ndërkohë që në dyshim mbeten të ardhmet e Baptista dhe Diarra. Lojtari me origjinë nga Mali është në prag të lamtumirës dhe alternativa mund të vijë nga blutë e Londrës, pëlqehet Esien, ndërsa si alternativa janë De Rosi, Gatuzo dhe Cana. Interesimi për lojtarët e Çelsit nuk përfundon këtu: në shënjestër është edhe portugezin Karvajo, si zëvendësues i Metzelder.