Raikonen në "pole position", ndiqet nga Fernando Alonso
Kimi Raikonen me Ferrarin ka siguruar "pole position" në Çmimin e Madh të Spanjës që zhvillohet në pistën e Barcelonës. Finlandezi ka zhvilluar një xhiro të përsosur në pjesën e fundit të kualifikueseve, duke treguar se vazhdon të mbetet pretendenti kryesor për të fituar titullin edhe në këtë sezon, duke pasur edhe ndihmën e një makine të shkëlqyer. Por surpriza e provave zyrtare ka ardhur nga Fernando Alonso, i cili ka arritur të sigurojë vendin e dytë në vijën e nisjes, duke konfirmuar se edhe Reno ka bërë hapa përpara në krahasim me fillimin e sezonit. Përsëri zhgënjyese dy makinat MekLaren gjatë kualifikueseve, pasi Hemilton dhe Kovalainen janë renditur respektivisht në vendin e pestë dhe të gjashtë.
Makinat Ferrari i filluan provat me ritëm të ulët, pasi nuk arritën të shfaqeshin menjëherë mes më të mirëve. Por duke filluar nga seanca e dytë e provave, Raikonen arriti të gjente asetin e duhur, duke dhuruar kohë shumë të shpejta, ndërsa Masa vetëm në fundin e këtij sesioni arriti që të siguronte kualifikimin për në pjesën e fundit të kualifikueseve, pasi ngatërroi fillimisht modelin e gomave. Në kualifikueset e treta, dy makinat Ferrari dominuan menjëherë, duke treguar se ishin në formë të shkëlqyer. Por surpriza do të vinte nga Fernando Alonso, i cili dhuroi një xhiro të shpejtë fantastike, duke çuditur të gjithë ata që prisnin një duel mes Ferrarit dhe MekLarenit. Por në xhiron e fundit, Kimi Raikonen arrin që të kalojë spanjollin me më pak se 1/10 e sekondës, duke siguruar vendin e parë në vijën e nisjes. Edhe braziliani Felipe Masa mund të ndiqte shokun e tij të skuadrës në vijën e parë, por gaboi në xhiron e tij të shpejtë dhe i përfundoi provat zyrtare në vendin e tretë, duke qenë i detyruar të zhvillojë një garë në sulm. Vendi i katërt i takoi si zakonisht polakut Robert Kubika me BMV, i cili gjatë këtij sezoni është një pretendent i rregullt për një vend në podium. Një zhgënjim tjetër ka ardhur nga Luis Hamilton, pasi britaniku është renditur vetëm i pesti, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Haiki Kovalainen.
Më i kënaquri nga të gjithë ka qenë padyshim Fernando Alonso, i cili ka entuziazmuar tifozët e tij në pistën spanjolle. "Jam shumë i kënaqur, pasi e dija që po zhvilloja një xhiro të shkëlqyer dhe se kisha vetëm Raikonen pas dhe isha i sigurt për një vend në katërshen e parë. Nuk mund të jem më i kënaqur se kaq, pasi nuk e mendonim se do të siguronim vendin e dytë në vijën e nisjes", u shpreh Alonso. Por pretendenti kryesor për fitoren është Raikonen. "Jam i kënaqur me makinën, e cila ka reaguar më mirë se në vitin e kaluar në këtë pistë. Kemi probleme aerodinamike, por besoj se i kemi zgjidhur ato, duke pretenduar që të ruajmë rezultatet e provave zyrtare edhe në garë", u shpreh piloti finlandez.