Toti: Edhe sharjet janë racizëm
Polemika
Françesko Toti shpjegoi arsyen se përse festoi golin duke vendosur gishtin përpara gojës, në mënyrë që tifozët e Juventusit të heshtnin. “Sharjet që mora nga tifozët bardhezinj janë mes më të këqijave që kam dëgjuar në karrierë. Më ofenduan gjatë gjithë ndeshjes. Nuk janë fyerje vetëm thirrjet kundër Balotelit! Edhe pse nuk jam lojtar me ngjyrë, edhe mua më sulmuan shumë rëndë. Ndoshta për disa njerëz ky nuk kategorizohet si racizëm, por thelbi është i njëjti”, tha kapiteni i Romës. “Me gjithë atë që ndodhi, në Torino fituam tri pikë shumë të rëndësishme. Kjo skuadër me kujton Romën që u shpall kampione në sezonin 2000–’01, por duhet të punojmë shumë për t’u kthyer në ato nivele”.
#