Siti, 114 milionë euro për Fernando Torres
Oferta
Mançester Siti është gati të “ndihmojë” Liverpulin të zbusë disi krizën ekonomike që ka goditur klubin. Sipas tabloidit britanik “The People”, sheiku arab synon të përfitojë nga situata e rëndë financiare e “Reds” dhe të blejë sulmuesin Fernando Torres. Oferta që “sitizëns” do të paraqesin në tryezën e bashkëpronarëve Hiks dhe Xhilet për spanjollin është e parezistueshme: 114 milionë euro (100 milionë sterlina) për të bindur drejtuesit në “Anfilld Roud” të heqin dorë nga Torres. Nëse marrëveshja do të realizohet, 25-vjeçari do të jetë lojtari i parë në historinë e Premiershipit që do të përfitojë 228 mijë euro në javë (200 mijë sterlina). Pronarët janë shumë të kënaqur nga puna e trajnerit të ri, Roberto Mançini, dhe ata janë të gatshëm ta mbështesin fuqimisht italianin, duke afruar yje të nivelit ndërkombëtar në ekip, me synimin që Siti të kualifikohet në Champions.
#