Verderit mund ti kishim shënuar 10 gola
Arjen Roben
Me fitoren 3-2 të regjistruar të shtunën kundër Verder Bremenit, Bajerni i Mynihut konfirmoi momentin e mirë që po kalon. Megjithatë, mesfushori Arjen Roben nuk u shfaq shumë i kënaqur me rezultatin përfundimtar të takimit dhe deklaroi se skuadra e Van Gal duhej të kishte realizuar më tepër në portën kundërshtare. “Po ecim në rrugën e duhur dhe po luajmë futboll të bukur. Megjithatë, duhej të kishim realizuar 10 gola në portën e Verderit”, deklaroi holandezi. “Krijuam shumë raste, por nuk i shfrytëzuam në maksimum, duke përfshirë edhe veten time. Mendoj se, nëse do t’i kisha dërguar në rrjetë të gjitha rastet që m’u paraqitën, do kisha kaluar edhe golashënuesin më të mirë të Bundesligës, Stefan Kiesling (i cili ka 12 gola, ndërsa Roben ka shënuar 5). Megjithatë, në disa raste, edhe ato që duken si gola elementarë, topi thjesht nuk do të përfundojë në rrjetë”, tha Roben.
#