E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trupi i pajetë i legjendës Pano, të enjten në Tiranë

Homazhet

E enjtja është dita kur trupi i pajetë i legjendës së futbollit në vendin tonë, Panajot Pano, do të kthehet në Shqipëri. “Mbreti” u nda nga jeta pas një infarkti në moshën 71-vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndodhej për një vizitë familjare. Falë kontributit të Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka marrë përsipër shpenzimet e sjelljes në atdhe, më datë 28, trupi i Panos do të mbërrijë në Shqipëri. Si institucioni që drejton futbollin në vend, ashtu edhe Ministria e Sporteve (MTKRS) kanë vendosur që për t’iu gjendur pranë familjes Pano në këtë moment të vështirë, të përkujdesen edhe për shpenzimet e homazheve dhe të ceremonisë së varrimit. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, dita kur futbollisti shqiptar më i madh i të gjitha kohërave do të shoqërohet në banesën e fundit, do të jetë ditë zie kombëtare. Flamujt nëpër institucionet shtetërore dhe publike do të ulen në gjysmë shtizë, ndërsa Radio Televizioni Shqiptar do të transmetojnë muzikë funebre.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›