Masa fiton pole në Turqi

Felipe Masa realizoi "pole position" e tretë rresht në cirkuitin e Stambollit dhe të dytin sezonal në garën e pestë të Kampionatit Botëror të Formula 1. Piloti i Ferrarit do të niset i pari në cmimin e madh të Turqisë. Pas shpinës së brazilianit do të jetë Heiki Kovalainen i Meklaren dhe në vend të tretë e të katërt, respektivisht Luis Hemilton i skuderisë Meklaren e Kimi Raikonen i Ferrarit. "Jam shumë i kënaqur të nisur nga vendi i parë", - tha Masa, i cili realizoi "pole position" e njëmbëdhjetë gjatë karrierës së tij. "Është hera e tretë rresht që unë fitoj në Stamboll. Unë e dashuroj këtë pistë".