Bufon: “Mos e kryqëzoni Didën”

Portieri më i mirë i botës, Xhanluixhi Bufon, doli në mbrojtje të kolegut të tij të Milani, Nelson Dida, pas nisjes së hetimeve nga UEFA, ku parashikohet një dënim për brazilianin pas sjelljes së tij gjatë ndeshjes Sëlltik-Milan në Ligën e Kampioneve. Dida reagoi në mënyrë dramtatike kur një tifoz i Sëlltikut hyri në fushë dhe e goditi atë. Dida pret një gjobë të rendë dhe ndoshta edhe një pezullim nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s, por portieri i Juves, Bufon beson se UEFA nuk do të tregohet e ashpër me "kujdestarin" e portës së Milanit. "Në opinionin tim gjithcka ndodhi brenda një minute konfuzioni total dhe Didës i erdhi keq për cka ndodhi", - tha numri një i portës "axurre". "Unë nuk e di se si sistemi i drejtësisë i FIFA-s dhe UEFA-s operon dhe nuk kam shumë ide se cfarë sanksionesh do të ndërmerren, por jam i mendimit se nuk është e nevojshme ta kryqëzojme atë". Bufon është aktualisht duke u trajnuar me ekipin Kombëtar të Italisë në kuadër të përgatitjeve të ndeshjes së të shtunës së Italisë me Gjeorgjinë për kualifikueset e Euro 2008.