E Diel, 1 Nëntor 2026

Toti, specialist seksi: “E kam bërë qysh 12 vjeç”



Duket se do të jetë një verë e nxehtë për lajmet soft dhe ato të gosipeve. Kapiteni i Romës, Françesko Toti, gjatë një interviste për radion italiane “Radio2”, rrëfeu edhe se kur kishte bërë për herë të parë dashuri. “Hera ime e parë ishte kur isha vetëm 12 vjeç”, - tha në mënyrë të drejtpërdrejti futbollisti legjendar i Romës dhe i Kombëtares së Italisë. “Ajo quhej Simona dhe unë isha në plazhet e Sën Tropesë. Nuk kuptova asgjë, por të paktën e provova pas atyre thashethemeve midis miqsh”. Gjithmonë në temën e grave, Toti nuk harroi të flasë dhe për gazetaren seksi të Botërorin, të fejuarën e Iker Kazijasit, Sara Karboneron, dhe për puthjen e famshme të bërë direkt në televizion nga kampioni i ri i botës. “Gruaja ime, Ilari, është më e bukur se Sara Karbonero. Këtë ma kanë thënë edhe fëmijët dhe kjo është një gjë e pabesueshme. Kur pashë djalin tim Kristian për herë të parë, jam mrekulluar. Duke e parë të rritet është e pabesueshme, kam frikë ta lë vetëm”.

SHEIKËT
Roma nuk ka gjetur akoma një blerës, por Françesko Toti i ka idetë të qarta për të cilët ai do të donte t’i shihte në krye të klubet. Kapiteni verdhekuq, i intervistuar nga “Radio2”, nuk u tregua skeptik në lidhje me ndonjë pronësi të huaj. “Duhet të falënderojmë familjen Sensi, por nëse nesër do të vinte një sheik gati për të shpenzuar, atëherë...”. Shembulli i Mançester Sitit në Angli dhe Sheikut Mansur është para syve të të gjithëve, edhe pse deri tani paratë e mëdha të shpenzuara nuk e kanë sjellë suksesin që pritej. Thuajse, 34 vjeç, Toti fillon e mendon edhe për të ardhmen, por duke e përjashtuar karrierën si trajner. “Kam fituar gjithçka përveçse Ligës së Kampioneve me Romën. Është ëndrra ime. Nuk do ta bëja dot misterin, do të doja të luajë gjithmonë, për gjithmonë. Kur shkon në bankinë apo në tribunë ndihesh keq. Punon tërë javën dhe më pas...”. Së fundi edhe një mendim për Lipin. “Tani është e lehtë të flasësh, edhe pse ai nuk e kaloi turin”.

Sara, gazetarja sportive më seksi në botë

Sara Karbonero mund të vendosë ose jo të jetojë në një shtëpi me portierin spanjoll, Iker Kazijas, por fama e saj është në kulmin e saj dhe po rritet dita-ditës. Faqja angleze, Fhm.com, e ka vendosur në majën e një liste me pesë gazetaret sportive më seksi në planet. Sara mundi katër konkurrentet e saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Erin Adrjus), Franca (Melissa Theuriau), Anglia (Georgie Thompson) dhe nga Meksika (Inez Sainz).

Del Piero: "Të rigjejmë krenarinë dhe fitoret”

Kapiteni i Juventusit, Alesandro Del Piero është bindur se bardhezinjtë do të jenë shumë ndryshe nga skuadra që e mbylli sezonin e kaluar në vendin e shtatë. “Duhet të kthehemi dhe të jemi Juventusi. Për momentin nuk mendojmë ndonjë objektiv të veçantë. Nuk po flasim për titullin kampion, Kupën e Italisë apo Ligën e Europës. Duhet të kthehemi dhe të jemi Juventusi në çdo profil. Në fund të vitit duhet të jemi krenarë për atë qe kemi bërë”. Në sezonin e ardhshëm, sipas skemës taktike të trajnerit Del Neri, Del Piero do të jetë në konkurrencë me brazilianin Diego. “Sipas meje është e vështirë të luajnë bashkë”, - deklaroi trajneri i ri i Juves pak ditë më parë.

Siti, 25 milionë euro për Balotelin

Mario Baloteli mund ta lërë Interin dhe Milanon. Padroni zikaltër ka në tavolinë një ofertë prej 25 milionë eurosh nga Mançester Siti. Sheiku Mansur dëshiron t’ia bëjë dhuratë trajnerit të tij, Robero Mançini.

17 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›