E Diel, 1 Nëntor 2026

Tottenhami dhe Evertoni në gjysmëfinale të FA Cup

Tottenham Hotspur ka fituar me rezultat 3-1 përballë Bolton Wanderers për t`u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës FA.

Takimi i 17 marsit në White Hart Lane u ndërpre në minutën e 41-të, pasi që lojtari i Boltonit, Fabrice Muamba, pësoi atak kardiak, ndërsa dhjetë ditë më vonë Spursat dolën triumfues.

Ryan Nelsen (74’), Gareth Bale (77’) dhe Louis Saha (90’+3) shënuan për vendasit, ndërsa Kevin Davies (90’) e shënoi golin e nderit për mysafirët.

Nga ana tjetër, Evertoni ka fituar si mysafir i Sunderlandit me rezultat 2-0, për të siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Në fazën e katër skuadrave të fundit, Tottenhami luan kundër Chelseat, ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të jetë derbi lokal mes Liverpoolit dhe Evertonit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›