Di Matteo: Puna vetëm gjysmë e kryer
Menaxheri i Chelseat, Roberto Di Matteo, thotë se ata nuk do të relakson pas fitores në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Benficas.
Një gol i vonshëm i shënuar nga Salomon Kalou i dha fitoren ekipit mysafir, por italiani mendon se ata do të kenë punë të vështirë edhe në ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge.
“Mendoj se e kemi nxjerrë veten në një pozitë të mirë, por nuk është një rezultat në të cilin mund të mbështetemi për ndeshjen e kthimit. Është vetëm një gol”.
“Shikoni në rezultatet që Benfica ka arritur në Ligën e Kampionëve... nuk do të flini të qetë duke shikuar ato. Ne jemi të kënaqur që jemi në një pozitë tjetër para ndeshjes së dytë”.
“Ne kishim një mal për të ngjitur kundër Napolit. Ne ende kemi një mal, por mund të jetë ca më i vogël pasi ne kemi arritur një rezultat të mirë këtu”, ka thënë Di Matteo pas ndeshjes së mbrëmshme.