Mesi shkelqen edhe ne basketboll
Vetëm pak ditë më parë, për të vlerësuar kualitetin teknik të numrit 10 të Barcelonës, trajneri Pep Guardiola kishte deklaruar se “Lionel Mesi është Majkëll Xhordani i futbollit”.
Sulmuesi argjentinas është pa dyshim më i miri në botën e futbollit, megjithatë në çdo ditë që kalon ai shfaq nga një talent të fshehur.
Pas pritjeve spektakolare si portier, tashmë “pleshti” konfirmohet i shkëlqyer edhe në basketboll, një sport që shumëkush do të mendonte se vetëm prej shtatit të shkurtër, ai nuk do të ishte në gjendje ta luante.
Në një reklamë të lançuar së fundmi nga një prej sponsorëve zyrtarë të klubit katalan, Mesi i ka dhënë të drejtë teknikut Guardiola dhe zbulon dëshirën sekrete të lojtait për të luajtur basketboll.
Fituesi i sfidës, kundër një basketbollisti të paidentifikuar, është ai që arrin i pari kuotën e 20 pikëve. Dueli është mjaft i luftuar dhe vendoset vetëm në sekondat e fundit. Ai është sërish Mesi, edhe pse duhet theksuar se 24-vjeçari triumfon pasi e dërgon topin në kosh me specialitetin e tij, këmbën e majtë nga e cila është shpallur tre herë radhazi fitues i “Topit të Artë”.