Internacionali mban Damiaon

Internacional ka njoftuar Tottenhamin se nuk dëshiron të shesë sulmuesin brazilian Leandro Damiao.
Klubi londinez tashmë disa muaj ka insistuar për transferimin e Damiaos, por nënkryetari i Internacionalit, Luciano Davi, ka theksuar se ylli brazilian nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të verës.
“Synimi ynë është që Damiao të mos largohet këtë vit”, deklaroi Davi për Globo Esporte. “Ai do të jetë futbollist i Internacionalit së paku deri në dhjetor. Oferta e Tottenhamit nuk ishte e mjaftueshme dhe ne nuk duam ta shesim”, përfundoi ai.