E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani tërhiqet nga Kaka

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani, ka njoftuar se klubi është tërhequr nga interesimi për ri-transferimin e Leite Kakas nga Real Madridi për shkak të “shumë rreziqeve”.

Rossonerët shitën yllin brazilian në Madrid në verën e vitit 2009 për 68 milionë euro. Por, Kaka ka humbur vendin në formacionin bazë të skuadrës së Jose Mourinhos dhe pritet të largohet nga Santiago Bernabeu para mbylljes së këtij afati kalimtar të verës. Milani u mundua të arrijë marrëveshje me Realin për rikthimin e Kakas në San Siro, por gjithçka duket të ketë marrë fund me kaq.

“Ne ishim në pritje të mendimit nga një ekspert ekonomik dhe tani ka ardhur. Opsioni është i mbyllur për shkak të shumë rreziqeve”, deklaroi Galliani për Milan Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›