E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi refuzon Bayernin për Vidalin dhe Marchision

Juventus ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh nga Bayern Munichu për dyshen e mesfushorëve Arturo Vidal dhe Claudio Marchisio.

Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, gjiganti bavarez ka shprehur interesim për transferimin e kilianit dhe italianit, por Bianconerët kanë refuzuar ofertën e nënkampionit të Bundesligës. Kjo nuk ishte hera e parë që Bayerni kërkon Vidalin.

Skuadra bavarez e deshi atë edhe në verën e vitit 2011, kur ai vendosi të largohej nga Bayer Leverkuseni para kalimit në Juventus. Ai së bashku me Marchision konsiderohen si futbollistë tepër të rëndësishëm për kampionin e Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›