Totti i hapur për t`u kthyer në kombëtare

Kapiteni i Romës, Francesco Totti, nuk e ka përjashtuar mundësinë për t`u kthyer në përfaqësuesen e Italisë gjatë Kampionatit Evropian të futbollit- Euro 2012.
Trajneri Cesare Prandelli ka deklaruar se 35-vjeçari, i cili u largua nga Azzurrët në vitin 2006, do të merret në konsideratë në fund të sezonit nëse është në formë të mirë.
“Ekipi kombëtar? Kurrë mos thuaj kurrë. Të shohim se si do të jem në maj”.
“Jam vërtet i lumtur që Prandelli ende më konsideron, sepse kam raporte të mira me të”, ka deklaruar Totti për ANSA.